Nga një vajzë e panjohur për publikun, për një kohë shumë të shkurtë ajo arriti të bëhet njëra ndër më të përfolurat në mediet rozë.
Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj e cila u bë e njohur me rolin e saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.
Me bukurinë dhe linjat e saj seksi, Arta është bërë shumë e ndjekur.
Por, pos kësaj Arta ka qenë shumë e përfolur në medie edhe për jetën e saj private.
Përveç Endritit, djalin e presidentit Hashim Thaci për të cilin u tha se janë në një lidhje, kohëve të fundit ajo u përfol për një lidhje me këngëtarin e njohur Bruno.
Arta madje kishte shtuar dyshimet kur në profilin e saj në Instagram kishte postuar një fotografi me të.
Një ditë më parë Arta kishte postuar fotografi ku shihet se është duke shkuar në pushime.
Fansat e saj natyrisht se janë kureshtarë të dinë se me kë po i kalon pushimet ajo. E për të shuar këtë kureshtje aktorja seksi pak më parë ka publikuar një video në profilin e saj në Instastory ku shihet së bashku me shoqen e saj Stina Bojku ku shihen në pishinë.
Ndryshe Arta pak kohë më parë kishte ndryshuar pamjen duke u bërë nga një zeshkane në një bionde seksi./Gazeta Express/