ShowBiz

‘Xhesika’ shfaqet si asnjëherë më parë, do t’ju lë pa fjalë

Jemi mësuar t’a shohim përherë si ‘missin e klasës’ epitet ky që i’u dha që në episodet e para të serialit të famshëm “O sa mirë”.
Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj, e cilësuar si një super femër që i pushtoi mediet rozë për muaj me radhë, fillimisht falë paraqitjeve të saj si një fytyrë e bukur që e pranonte ekrani, e më pas për lidhjet të cilat bën bujë mediatike.

Këtë pjesë, Arta e shfrytëzoi shumë mirë dhe e tillë po vazhdon, meqë ish të dashurit e saj ishin fytyra të njohura për audiencën, por tani krejt çka mund t’a lidhë me ta është e kaluara.

Xhesika njihet për pozat e saja seksi falë linjave që i mundësojnë një gjë të tillë, e tërë këto ekspozime i shfaq në rrjetet sociale, ku reagimet nuk janë të pakta.

Por këtë herë, ka befasuar me postimin e fundit, pasi që shfaq fytyrën me maskë kurimi për lëkurën ashtu siç nuk ka rastisur t’a shohim asnjëherë, e në të vërtetë nuk duket aspak mirë.

Sidoqoftë, duhet përgëzuar për guximin të publikojë edhe imazhet më intime gjatë përditshmërisë së saj.