ShowBiz

Xhirohet episodi i fundit i serialit “Kara Sevda”

Xhirimet e serialit kanë përfunduar, shumë shpejt pritet të përfundojë edhe seriali.

Seriali i famshëm “Kara Sevda” i cili shfaqet në RTV 21 është njëri ndër serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave.

Dramë, romancë e shumë situata të jashtëzakonshme kanë mbledhur shumë shikues para ekranit, shkruan rtv21.tv

Ani pse gjatë kohës sa po transmetohej seriali, në të njëjtën kohë po vazhdonte të xhirohej, së fundmi është bërë e ditur se xhirimet kanë përfunduar.

Ende nuk dihet se si do të përmbyllet fati i protagonistëve të serialit.

Kujtojmë se “Kara Sevda” shfaqet çdo të mërkurë, enjte dhe premte me fillim nga ora 20:00./21Media