ShowBiz

Yll Limani ka nostalgji për Londrën, ja fotot që publikoi ai

Këngëtari i njohur Ylli Limani është mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen me disa fotografi të ndara me ndjekësit e tij, shkruan lajmi.net.

Yll po shijon momentalisht suksesin e këngës “Buzet e kuqe”, e cila po pritet mjaft mirë nga publiku me afro dy milionë klikime.

Ai në këto imazhe shihet në qytetin e Londrës, me veshje të ndryshme shumëngjyrëshe e që duket i lumtur duke buzëqeshur për kamerën.

Kujtojmë edhe një herë se projekti i fundit muzikor nga Ylli Limani quhet “Buzet e kuqe”.

the authorGazetaKNN