ShowBiz

Yll Limani “varroset” në klipin e tij të ri “Dritat” (Video, +16)

Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Dritat”.

Kënga e zhanrit baladë, e cila është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ka goditur menjëherë në veshin e publikut.

Përveç këngës, dyshja kanë dhënë maksimumin edhe në anën vizuale të klipit, duke sjell një performancë mjaft të veçantë në klip.

Klipi është punuar nga produksioni Imagine Films, teksa në pjesën e fundit sjell një skenë mjaft të zymtë aq sa edhe trishtuese në fund të tij.

Kjo, pasi në minutat e fundit të klipit, Ylli shfaqet ‘i varrosur’ në dhe, teksa shpaloset nga një femër, e cila groposë trupin.

Një skenë e tillë është realizuar me qëllim të përshtatjes së këngës, ndërsa ka sjell pak një frymë ndryshe nga klipet e zakonshme që shihen në estradë, pasi rrallë ka ndodhur që një këngëtar ta ‘sakrifikojë’ veten në këtë lloj forme në klipin e tij.

Megjithatë, “Dritat” duket të jetë bindshëm një prej klipeve me performancën më të mirë këtë vit. /Telegrafi/

the authorE B