Sport

Ylli i Juventusit refuzon Man Unitedin

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, thuhet se ka refuzuar një lëvizje te Manchester United, dhe shpreson të bind trajnerin Andrea Pirlo për të qëndruar në ‘Allianz Stadium’.

Calciomercato zbulon se anësori brazilian ka vendosur të luftojë për pozitën e tij te ‘Zonja e Vjetër’, edhe nëse drejtori sportiv Fabio Paratici ka nevojë për shitje, përcjell lajmi.net.

Manchester United kanë qenë të gatshëm të futen në negociata për transferimin e ish yllit të Bayern Munich, por Douglas Costa ka refuzuar skuadrën angleze.

United duket se nuk kanë asnjë mundësi për të bindur 30 vjeçarin që është paraqitur 31 herë për Brazilin, dhe kështu kanë kthyer vëmendjen kah anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele.

Media italiane cek se Costa shpreson t’i tregojë vlerën e tij trajnerit Pirlo, dhe të jetë pjesë e planeve të tij për sezonin 2020/21./Lajmi.net/