Aktuale

Ylli i Vetëvendosjes ia lë fajin Amerikës për radikalizmin islam në Kosovë

Asamblisti i Kuvendit të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka reaguar në Facebook pas një artikulli të publikuar nga gazeta prestigjioze amerikane The New York Times, ku thuhet se Kosova, vendi më proamerikan, është shndërruar në burim të ekstremizmit islamik.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social, Hoxha ia ka lënë fajin Shteteve të Bashkuara të Amerikës për radikalizmin islam në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Politikat neoliberale te shtyra nga SHBA-te dhe partneriteti me politikanet lokal kriminel e kane shnderruar Kosoven toke te plleshme per radikalet islamik. Pike!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Leave a Reply