Sport

Ylli i Kosovës Bersat Celina kërkohet nga dy klube

Bolton dhe Ispwich janë në bisedime për të nënshkruar me anësorin e Manchester Cityt, Bersant Celinan.

Sipas burime të ‘Sky Sports’, dy klubet kanë zhvilluar bisedimet për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës për një sezon të formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.

20-vjeçari ka shpenzuar edicionin 2016-17 në formë huazimi te FC Twente duke shënuar pesë gola si dhe duke krijuar pesë asistime brenda 27 paraqitjeve te skuadra holandeze që përfundoi në pozitën e shtatë në Eredivisie.

Celina iu bashkua akademisë së Manchester Cityt në moshën 15 vjeçare nga skuadra norvegjeze Stromsgodset IF dhe nënshkroi kontratë profesionale dy vite me vonë me klubin.

Ai debutoi në City në fitoren 3 me 0 në ‘FA Cup’ ndaj Norwichit në muajin janar të vitit 2016 dhe bëri më pas edhe tri paraqitje të tjera nën udhëheqjen e trajnerit të atëhershëm Manuel Pellegrini.

Celina, i cili ka shënuar një gol brenda gjashtë paraqitjeve për Kosovën, ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2020./arbresh.info