Aktuale

Ymeri: PDK po shpif se është në panik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i ka quajtur shpifje të gjitha kritikat që PDK, dega në Prishtinë, ka bërë në adresë të qeverisjes së VV-së në Prishtinë, për punësime partiake.

Ymeri tha se këto shpifje flasin për panikun që ka kapluar tashmë PDK-ja pas humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e 11 qershorit, e cila po ua rrezikon pushtetin që kanë pasur deri tani.

E sa i përket asaj se a do të ia jap mandatin VV-së presidenti Thaçi, nëse PAN s’mund ta bëjë qeverinë Ymeri tha se Thaçi nuk është mbret, por president për të cilin ka rregulla kushtetuese.
Të dielën dega e PDK-së në Prishtinë ka dërguar një varg akuzash në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ish-sekretarit të Vetëvendosjes Dardan Molliqaj./KosovaPress/