Aktuale

Ymeri takoi përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Vizar Ymeri dhe shefi i Shtabit zgjedhor Besnik Bislimi, u takuam sot me kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy të EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve.

Ostimi i Ymerit në Facebook:

Sot, bashkë me drejtuesin e Shtabit zgjedhor Besnik Bislimin, u takuam me Kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy e EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve.

Ne diskutuam sesi jemi të interesuar për zgjedhje të ndershme e të lira. Komisionerët e vëzhguesit e VV janë mijëra, të trajnuar, të përgatitur, të fortë e të ndershëm. Asnjë votë, në asnjë vend, nuk do të vidhet. Kjo është garancia jonë. Por në këtë mision do të jetë ndihmë e madhe për ne edhe puna e vëzhguesve ndërkombëtarë, me të cilët do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e votës, siç u dakorduam me z. Peterle dhe z. Saphy.