Aktuale

Ymeri: Thaçi nuk është mbret, por president

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet ta dijë se ka rregulla se kujt duhet dhënë mandati.

Këtë deklaratë Ymeri e tha sot në një konferencë për media kur u pyet rreth dhënies së mandatit nga presidenti Thaçi partisë së dytë nëse partia apo koalicioni fitues nuk arrin t’i sigurojë numrat për formimin e Qeverisë.

“Thaçi duhet ka kuptojë që s’eshtë mbret, por president. Ka rregulla se i takon mandatimi. Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dhe s’mundet as Tahci e as askush tjetër ta pengoj VV-në”, tha ymeri.

Në këtë konferencë e cila është thirrur për të diskutuar për regjistrimin e mërgimtarëve për zgjedhje lokale Ymeri ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të PDK-së në lidhje me udhëheqjen në komunën e Prishtinës.

Ymeri tha se ato janë shpifje që PDK-ja po i bën nga paniku.

“PDK është në panik sepse ka pësuar humbje dhe se i rrezikohet pushteti politik dhe mundësia e keqpërdorimit të parasë dhe pronës publike. PDK në panik e sipër nuk zgjedh mjete për t’i sulmuar kundërshtarët sepse Vetëvendosje do t’ia këpus këto mundësi dhe rrezikon pasurimin e mëtutjeshëm. PDK tash është angazhuar në një fushatë të shpifjeve ndaj Vetëvendosjes”, tha Ymeri.

the authorE B