Aktuale

Zaevi uron besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe gjithë qytetarët e besimit islam, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në urimin e Zaevit thuhet se festat e shenjta siç është Fitër Bajrami, sjellin fuqi të madhe shpirtërore për forcimin e besimit të njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe ngrisin dëshirën për respekt, mirëkuptim dhe solidaritet.

“Këto janë vlerat që çojnë drejt jetës së qetë dhe cilësore. Ndërsa njeriu mund të jetë i qetë dhe i lumtur, nëse jeton në shoqëri të njerëzve të qetë dhe të lumtur. Për këtë arsye bashkëqytetarë të dashur, të vazhdojmë së bashku në rrugën që e kemi zgjedhur, të shoqëruar dhe të bashkuar. Kemi filluar të ndërtojmë shoqëri për gjithë qytetarët, me mundësi të barabarta për çdonjërin dhe e di se së bashku do të sigurojmë jetë cilësore për të gjithë ne”, shkruan Zaevi në urimin e Fitër Bajramit.

the authorE B