Aktuale

Zanier sot në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier sot fillon një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet të bisedojë me presidentin Gjorge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësues të partive parlamentare politike.