Aktuale

Zbardhet fatura/Të përndjekurit, 425 milionë dollarë për dëmshpërblimin

Qeveria duhet të dëmshpërblejë të ish-të përndjekurit në shumën 52.7 milionë lekë apo 425 mmilionë USD.

Pas daljes së ligjit për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve për periudhën 2009 -2015 janë dhënë 16.7 miliardë lekë apo 135 milionë lekë USD ndërsa detyrimi i palikuiduar i qeverisë llogaritet 36 miliardë lekë ose 290 milionë USD.

Fatura financiare është zbardhur nga KLSH. KLSH, duke marrë parasysh numrin e lartë të dosjeve, arrin në konkluzionin se për përfundimin e procesit duhen edhe 18 vjet. Në këto kushte, Leskaj i ka rekomanduar qeverisë rritje të fondit të të ardhurave nga privatizimet strategjike për kompensimin./Panorama