Shëndetësi

Zbulimi i sekreteve të trurit hap rrugën për shërim nga Alzheimer

Demenca ende nuk ka shërim, por zbulimet e fundit tregojnë se një pjesë e veçantë e trurit mund të dërgojë drejt trajtimit të kësaj sëmundjeje në të ardhmen, transmeton KosovaPress.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të bëhet në të ardhmen në bazë të të gjeturave të reja në një pjesë të veçantë të trurit,

Studiuesit kanë zbuluar se hippocampus në tru ka një funksion të panjohur më herët – një përforcues të ndjenjave.

I njohur për krijimin e kujtimeve të reja dhe aftësinë për të lundruar nëpër hapësira, hippocampus ka qenë i lidhur më parë me sëmundjen Alzheimer.

Tash shkencëtarët e Universitetit në Hong Kong besojnë se kjo materie e hirtë thellë brenda kafkës mund të çojë drejt trajtimit të gjendjes, e cila prek dhjetëra-mijëra persona vetëm në Britaninë e Madhe.

Njohja e përfshirjes së hippocampus në ndjeshmëri mund të trajtojë më mirë gjendjet sikurse është Alzheimer, thonë shkencëtarët.

Ata besojnë se hippocampus lidhet me korteksin cerebral, atje ku truri mendon përmes kombinimit të ndjenjave, gjuhës dhe analiza njohëse.

Dëmtimet në këtë zonë të trurit, çojnë në humbjen e kujtesës dhe çorientim.

Përveç kësaj, personat që vuajnë nga kjo gjendje kanë një humbje të konsiderueshme të indeve në këtë pjesë.

Sëmundja pastaj vazhdon të prekë rajone të ndryshme të trurit në kohë të ndryshme.

Kushte të tjera që lidhen me funksionet e hippocampus përfshijnë epilepsi dhe skizofreninë.

Në studimin e ri, kërkuesit kanë konstatuar se hippocampus është i përfshirë në një numër të madh të proceseve dhe se pjesa e trurit shkakton aktivitetet në gjithë korteksin cerebral.

Duket se korteksi dhe hippocampus ndajnë funksionalitetin për ndjesi, sidomos kur flemë.