Aktuale

“Zbulohen 3 ton drogë në Rrëshen”

Deputeti i Partisë demokratike, Flamur Noka thotë se një sasi e madhe droge është zbuluar në një magazinë në Rrëshen.

Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, Noka thotë se sasi e drogës e zbuluar është rreth 3 ton.

Ja çfarë shkruan Flamur Noka:

Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë.

Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë.

Policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA. Kjo është ” Policia që duam” në Kanabistan. ?