Kuriozitete

Zbulohen dhoma sekrete në Piramidën e Madhe të Egjiptit

Piramida e Madhe e Gizës në Egjipt duket se përmban dy ‘gropa’ të panjohura më parë.

Ekspertët kanë konfirmuar ekzistencën e gropave misterioze të shtunën, pasi skanuan monumentin 4,500 vjeçar me radiografi.

Pas konfirmimit të ekspertëve, edhe ministria për antikitete doli me një njoftim duke thënë se janë gjetur dy anomali në piramidën e ndërtuar 4,500 vjet më parë, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët thanë se do të kryejnë teste të tjera për të përcaktuar funksionin, natyrën dhe madhësinë e tyre.

Piramida e Madhe e Gizës, e njohur gjithashtu edhe si Piramida e Khufu-së, e emëruar pas djalit të Faraonit Snefru, konsiderohet një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë.