ShowBiz

Zbulohet e vërteta, flet tekstshruesi i këngës së Beyonces, a i është kushtuar kënga “Sorry” Rita Ores?

Tekstshkruesi i këngës “Sorry” ka zbuluar të vërtetën rreth vargjeve “Becky me flokë të bukura”, vargje për të cilat u dyshua se i janë kushtuar këngëtares Rita Ora.

Sido që të jetë, ai ka treguar se “Becky”, nuk i referohet ndonjë personi në veçanti dhe se me këtë këngë, ata nuk kanë dashur t’i tregojnë gishtin ndonjë personazhi të famshëm.

Ai ka shtuar gjithashtu se vargjet mund t;i dedikohen edhe burrit të saj, këngëtarit të famshëm Jay Z, i cili në rast se nuk ndjehet mirë me Beyonce, atëherë le të thërrasë një “Becky me flokë të mira”.

Kujtojmë se Rita Ora u bë e famshme nga studio e Jay Z, e ndërsa gjithashtu vite më parë ruante një raport shumë të mirë me Beyonce.