Autoritetet kiliane kanë filluar hetimin e një grope misterioze me diametër rreth 25 metra, që u shfaq gjatë fundjavës në një zonë minerare në veri të vendit.
Mediat kiliane treguan imazhe ajrore të gropës në tokë të operuar nga një minierë kanadeze e bakrit Lundin Mining, rreth 665 kilometra (413 milje) në veri të kryeqytetit Santiago.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave (Sernageomin) u njoftua për gropën të shtunën dhe ka dërguar personel të specializuar në zonë, tha në një deklaratë drejtori i agjencisë David Montenegro.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën pasdite, Lundin Mining tha se gropa nuk preku asnjë punonjës apo anëtarë të komunitetit.
“Shtëpia më e afërt është më shumë se 600 metra larg, ndërsa çdo zonë e populluar ose shërbim publik është pothuajse një kilometër larg zonës së prekur’’.