Rajon & Botë

Zbulohet një detaj shokues për imamin që organizoi sulmin në Barcelonë

Marokeni që dyshohet se ka nxitur sulmet në Barcelonë gjatë javës së shkruar, u largua nga Spanja në vitin 2015, pasi ishte dënuar për trafikim droge.
Megjithatë, atë kohë gjykatësi kishte vendosur që imami nuk paraqiste ‘asnjë kërcënim real’, transmeton portali Arbresh.info

Albdelbaki Es Satty, një nga anëtarët e vdekur të qelizës islamike, i cili thuhet se ka kryer sulmet në Barcelonë dhe Cambrils, është urdhëruar të largohet nga Spanja në 2014, pas përfundimit të dënimit me burg, shkruan El Mundo.

Dy anëtarë të tjerë të kësaj qelize e quajtën Es Satty organizatorin kryesor të komplotit, pasi katër të dyshuar të mbijetuar dhanë deklaratat e tyre në gjykatën e lartë në Madrid.

Edhe pse roli i tij ende nuk është definuar, shefi i policisë katalanase ka treguar se janë duke punuar drejt një hipoteze të gjetjes së si u radikalizuan anëtarët e grupit.

Sipas mediave spanjolle, gjatë qëndrimit të burg, Es Satty lidhi kontakt me Rachid Aglif, një nga xhihadistët që qëndron pasi sulmit të trenave në Madris në vitin 2004.

Gjatë sulmit të Barcelonë humbën jetën 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Europa vazhdon të mbetet nën kërcënim serioz të sulmeve terroriste.

the authorE B