AktualeKuriozitete

Zbulohet pishina vdekjeprurëse, vret çdo gjë që noton në të

Shkencëtarët nga Universiteti i Majamit, kanë zbuluar një pishinë vdekjeprurëse në fund të Detit të Kuq që vret çdo gjë që noton në të.

Sipas hulumtimit pishina u zbulua 1.7 kilometra nën sipërfaqe, duke përdorur një mjet nënujor të drejtuar nga distanca. Shkencëtarët hasën në pishinën vdekjeprurëse gjatë pesë minutave të fundit të një zhytjeje dhjetë orëshe.

Studiuesit shpjeguan se një pishinë në fundin e detit që është i mbushur me ujë të kripur shumë të koncentruar, dhe elementë të tjerë kimikë që është më i kripur se oqeani përreth.

Ata thanë se këto pishina nënujore mund të trullosin ose vrasin kafshët dhe madje t’i marrin ato të gjalla.

Duke folur për Live Science, studiuesi kryesor Sam Purkis i përshkroi pishinat vdekjeprurëse si “ndër mjediset më ekstreme në Tokë” dhe tha: “Çdo kafshë që humbet në pishinë trulloset ose vritet menjëherë”.