ShowBiz

Zbulohet se kush është femra që ishte sot me Majkun në hotel

Majk është njëri ndër artistët më të suksesshëm shqiptar.

Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, reperi kishte postuar një fotografi në të cilën shihet në dhomë hoteli, teksa ishte bërë gati për të ngrënë ushqimin që i ishte servuar.

Një detaj që i kishte ikur është këmba e një femre në skaj të fotografisë, që shtoi dyshimet se kush po e shoqëronte atë.

Bazuar në një fotografi të Melitës që e kishte shpërndarë ditë më parë në rrjete sociale, në të cilën shihen thonjtë me ngjyrë të njëjtë, Lajmi.net zbulon se nuk ka kush të jetë tjetër veç të dashurës së reperit, ajo që po e shoqëronte atë. /Lajmi.net/