Sport

Zbulohet se sa milionë i ka kushtuar Arsenalit transferimi i Mustafit (Foto)

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit shqiptare, Shkodran Mustafit nga Valencia

Tabloidi britanik ,Daily Mail, ka zbuluar shifrën se sa milionë i ka kushtuar Arsenalit transferimi i Shkodran Mustafit nga Valencia.

Sipas Daily Mail, klubi londinez ka paguar 35 milionë funte (mbi 41 milionë euro) për transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë, përcjell Express.

Ish anëtari i Hamburgut, Evertonit dhe Sampdoras ka nënshkruar me Arsenalin deri në verën e vitit 2021. /Express/