Sport

Zbulohet si e shiti Liverpooli një lojtar gabimisht

Ish-trajneri i Liverpoolit, Roy Hodgson, e kishte shitur një futbollist gabimisht gjatë kohës së tij në Liverpool.

Trajneri 72-vjeçar e ka shijuar një karrierë të gjatë dhe me disa suksese, megjithatë periudha e tij në Anfield ishte zhgënjyese për tifozët, transmeton Gazeta Express.

Ai s’arriti të qëndrojë në Anfield as për një sezon të plotë, pasi u largua me pajtim të dy palëve kur klubi radhitej vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga. Liverpooli arriti të këndellet atë sezon pas largimit të tij dhe u ngrit në pozitën e gjashtë.

Hodgson i kishte marrë disa vendime kontroverse gjatë kohës së tij në Liverpoolit, mirëpo shitja e një lojtari gabimisht mbetet vendimi më i paharrueshëm i tij.

Kur Hodgson e kishte transferuar Paul Koncheskyn nga Fulhami, Liverpooli kishte arritur marrëveshje për shkëmbim të tij me Lauri Dalla Vale dhe Alexander Kacaniklic.

Megjithatë, suedezi Kacaniklic më vonë kishte zbuluar se Hodgson kishte dashur ta dërgonte një tjetër lojtar të njohur me nofkën “Alex”, por kur e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, kishte qenë shumë vonë.

“Në kokën e tij, ai mendonte se po e shkëmbente një tjetër Alex. Por e kuptoi shumë vonë se çfarë kishte ndodhur. Është paksa qesharake”.

“Pastaj ai më tha se unë jam i mirëpritur në Liverpool, por që duhet të bëja çfarë të doja. Por, unë veçse kisha ndërruar mendje dhe isha i emocionuar të luaja për Fulhamin”.

the authorGazetaKNN