Aktuale

Zeka: Drejtuesit e VV-së u takuan me shërbimin sekret serb në vitin 2004

Deputeti i Nismës së Kosovës, Milaim Zeka ka deklaroi se kanë dokumente që drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar më 13 shtator të vitit 2004, me shërbimin sekret serb në Beograd.

Ai tha se si Nismë dhe ai si deputet në momentin që sheh që Lista serbe e shantazhin Qeverinë e Kosovës, do të dalin kundër Qeverisë.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës po e shohin që ka parti politike në Kuvend, që kanë në program shkatërrimin e pak institucioneve që kanë ndërtuar.

“Qytetarët e Kosovës do ta shohin kush ka ardhur me program me bo edhe luftë qytetare, kush e din forcën e dhunën në vend të fjalës, logjikës, kundërshtimit. Të gjitha këto dal nga dal do të shpalohen në këtë Kuvend dhe qytetarët do ta dinë kush çka është , do të flasim me fakte, edhe me dokumente, edhe dosje”, tha ai.

I pyetur nga Fisnik Ismaili i VV-së, për dokumentet, Zeka ka thënë se kanë dokumente edhe për vet Ismailin.

“I kemi dokumentet bash për ty dhe bosat e tu që janë taku në 2004,më 13 shtator me bosat e vet të shërbimit sekret serb në Beograd, kemi raportet e Policisë dhe të gjitha do të ua përplasim një nga një. Unë nuk jam Kadri Veseli që iu ka krijuar për t’i shkatërruar LDK dhe tash i keni hyp në shpinë, por unë nuk iu durojë dhe nuk më frikësoni”, tha ai.

Ai tha se nuk i frikësohet VV-së, edhe pse Albin Kurti i shti zagarët e vet të më sulmojnë.

“I kërkojë falje Besa Gaxherrit sepse kam qenë në gjendje të rënd emocionale, i kam këkru falje koleges time në Aeroport. Nuk më ka rre Frashëri por Albin Kurti, Rexhep Selimi, Glauk Konjufci dhe Albin Haxhiu”, tha ai./KosovaPress/

the authorE B