Aktuale

Zeka pyet Kurtin: Në sa ora fole me Trumpin, Merkelin e Ramën?

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, sërish i është drejtuar deputetit të VV-së, njëherësh kandidatit të kësaj partie për kryeministër Albin Kurti.

Ai e ka pyetur Kurtin duke ironizuar se në ç’farë ore ka biseduar me Donald Trump, Angela Merkel e Edi Ramën, pasi nga foltorja e Kuvendit Kurti deklaroi se shtetet që këto personalitete përfaqësojnë, nuk e përkrahin koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.

Postimi i Zekës

Pse Albin Kurti e ka guximin e Supermenit?!

Me i thane Kadri Veselit “vrases, kriminel, kapes i shtetit”, ose Ramushit “reketash”, ose Ises “serbofil”, ose Pacollit “serbo-rusofil”, nuk eshte lajm, kur del nga goja e Albin Kurtit, njeriut qe po sheh anderr mu ba kryeminister, edhe ne foltore po flet bash si kryeminister.

Ama, guximin e tije te madh, e kam pa sot, kur foli ne emer te Tiranes, Berlinit, dhe Ëashingtonit. “Keto tri qendra nuk e perkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrenguar ne fyt, qe ndikonte ne furnizimin me gjak te trurit. Ban be qe Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit qe flet me Vuçiqin, ka fole direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramen!!! Vetem kete pyetje doja t’ia beja sot ne Parlament, po baci Adem, njeri shume i respektuar, nuk ma tha fjalen, andaj po e pyes: Ne sa ora ke fole me ta o burr?!!!