Aktuale

Zeka:Thaçi dhe Hasani fajtorë që e kanë hequr imunitetin e deputetit

Në seancën e Kuvendit gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës deputeti Milaim Zeka ka akuzuar presidentin e tanishëm Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani që e kanë hequr imunitetin e deputetit.

Zeka këtë e ka lidhur me arrestimin e tij si dhe ka akuzuar disa gazetarë të cilët sipas tij kanë folur gjëra të rënda në një emision televiziv.

Sipas tij babai i udhëheqësit të emisionit ka qenë prokuror në kohën e sistemit jugosllav duke dënuar shumë njerëz.

“Flamur Kelmendi ka dënuar familjarë të Kujtim Shalës, ka dënuar babain e ministres Albena Reshitaj, babain e gruas së Arban Abrashit”, tha Zeka.

Madje ai ka shprehur indinjatën e tij për një sms që zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i aka dërguar një gazetari derisa kërkoi nga ai të sqarojë nëse do ta tërheq padinë që ia ka bërë shtetit.

Kujtojmë se Zeka është në arrest shtëpiak pasi që Prokuroria ndaj tij ka nisur hetimet për mashtrim me viza./KosovaPress/