AktualeRajon & Botë

Zelensky kërkon bisedë me presidentin kinez

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka kërkuar një bisedë të drejtpërdrejt me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Zelensky, tha se kjo do ndihmonte në përfundimin e luftës me Rusinë, që ka nisur nga shkurti i këtij viti.

Sipas mediave kineze, Zelensky ka bërë këtë kërkesë në mënyrë që të përfundojnë tragjeditë e vrasjet e ukrainasve që po luftojnë përballë pushtimit rus.

Ai kërkoi nga homologu i tij kinez të përdorte fuqinë që ka, dhe ndikimin e madh politik te Rusia, për t’i dhënë fund kësaj lufte.

“Rusia dhe Kina janë gjithashtu anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, citon raporti të thoshte Zelenskiy.