AktualeRajon & Botë

Zelensky: Mos iu tregoni taktikat tona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, u tha zyrtarëve qeveritarë që të ndalojnë së foluri me gazetarët për taktikat ushtarake të Kievit kundër Rusisë, duke thënë se komente të tilla ishin “sinqerisht të papërgjegjshme”.

Pas shpërthimeve të mëdha që shkatërruan një bazë ajrore ruse në Krime të martën, gazetat New York Times dhe Washington Post cituan zyrtarë të paidentifikuar që thanë se forcat ukrainase ishin përgjegjëse. Qeveria në Kiev, nga ana tjetër, nuk pranoi të thoshte nëse kishte qenë pas shpërthimeve.

“Në luftë definitivisht nuk është koha për kotësi dhe deklarata me zë të lartë. Sa më pak detaje të zbuloni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve,” tha Zelenskiy në një fjalim të mbrëmjes.

“Nëse doni të krijoni tituj me zë të lartë, kjo është një gjë sinqerisht e papërgjegjshme. Nëse doni fitore për Ukrainën, kjo është një gjë tjetër, dhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm për përgjegjësinë tuaj për çdo fjalë që thoni për planet e shtetit tonë për mbrojtje ose kundërsulmet”.

Zelenskiy ia adresoi komentet e tij zyrtarëve shtetërorë, lokalë dhe ushtarakë, si dhe njerëzve të tjerë që ai tha se po komentonin ngjarjet në front.