Aktuale

Zemaj kërkon vlerësim të situatës në pikat hyrëse kufitare pas rritjes së rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për mbledhjen e sotme të Bordit Këshilldhënës për COVID-19, pas rritjes së numrit të infeksioneve.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka vlerësuar lartë punën e këtij bordi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga bordi një vlerësim të situatës në pikat hyrëse kufitare.

Siç është shprehur Zemaj, 90% e rekomandimeve të lëshuara nga ky bord deri më tani janë zbatuar.

Postimi i plotë:

Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin dhe kontrollin e viruditCovid 19, ka dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri, prandaj takimet janë me vlerë dhe shumë të rëndësishme.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, nga çështjet e veçanta, deklarova se e pres një vlerësim të situatës nga pikat hyrëse kufitare. Puna e mirë e këshilldhënse e Bordit, është shumë e mirëseardhur.

Deri më tani, ky Bord ka nxjerrë 78 rekomandime, ndëra 90% nga to tashmë janë zbatuar.

Bashkë po vazhdojmë punën, me konsultime dhe vlerësim të situatës.

the authorGazetaKNN