Aktuale

Zemaj: Mbani maskën, mos na impononi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në Facebook ka kritikuar qytetarët e Kosovës për mosmbajtje të maskës, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

“Secili sytë të Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi.”, ka shkruar Zemaj.

Ai i ka lutur qytetarët që të mos e imponojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshmë.

“Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.”, ka shkruar ai.

Zemaj gjithashtu ka thënë që virusi po e rëndon gjendjen e popullatës, po e rrit krimin dhe pakënaqësitë e njerëzve.

Në fund Zemaj ka shkruar: Vendos maskën! Mbaje higjienën! Respekto rregullat! Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës!./FaktePlus

Secili sytë te Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni…

Posted by Armend Zemaj on Saturday, 11 korrik 2020