Aktuale

Zemaj premton rritje të numrit te testeve për koronavirus, thotë se ato do të bëhen edhe nëpër komuna

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur sot në mëngjes se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.

Ai ka lavdëruar IKSHP-në, duke thënë se po bën një punë mbinjerëzore

Postimi i tij:

Angazhim me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Sapo përfundova takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, etj. Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit.

Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore.

IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.

Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!

#QeveriaHoti