Aktuale

Zemaj: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR për COVID-19 dhe anasjelltas, shkruan Gazeta Express.

Nga ky rregull, Zemaj ka thënë se përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për COVID-19.

“Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme”, ka shkruar Zemaj.

the authorGazetaKNN