Aktuale

Zemaj thotë se sot janë bërë mbi 400 testime, kërkon që gjendja me COVID-19 të mos politizohet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke folur rreth rritjes së numrit të rasteve dhe viktimave për shkak të COVID-19, ka thënë se sot janë më shumë se 400 teste, derisa ka thënë që pandemia mos të lidhet me aspektin politik.

“Sot ka një numër të konsiderueshëm të testimeve, nëse s’gaboj më shumë se 400 dhe mënyra e punës ka kërkua edhe marrja e shpejtë e përgjigjeve. Ka indikacione politike edhe profesionistë mjekë e pjesë e politikës, por për mendimin tonë jemi angazhua me gjithë potencialin, në krye me Ministrinë e Shëndetësisë. Përballja me pandeminë pas lirimit të masave në mbarë globin ka pas edhe ka rritje, kjo si pasojë e moszbatimit të masave”, tha ai.

 

“Nuk u respektuan masat dhe u detyruam, duke përfshi Prishtinën e masat tjera që janë kufizuese. Ishte një shfrenim total, por kritikat janë edhe të mirëseardhura aty ku janë me vend. Por rastet që lidhet me pandeminë mos të lidhen me aspektin politik”, ka thënë Zemaj për Dukagjinin.

the authorGazetaKNN