Aktuale

Zëvendëskryeministri sot prezanton qëndrimin e qeverisë për ligjin e pagave

Qeveria e Kosovës do të prezantojë sot qëndrimin për Ligjin e Pagave.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Para mediave në ora 15:00, do të flasë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

“Zëvenndëskryeministri i parë, Besnik Tahiri mban konferencë për media. Zëvendëskryeministri në konferencë do të prezantojë qëndrimin e Qeverisë për Ligjin e pagave”, thuhet në njoftim.

Javën që shkoi, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.