Rajon & Botë

Zgjedhjet në Holandë, fiton partia e kryeministrit Rutte

Fitues i zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura të enjten në Holandë me 33 deputetë të fituar prej gjithsej 150 në Parlament, është Partia Liberale në pushtet (VVD) e kryeministrit aktual Mark Rutte.Për formim të qeverisë nevojiten 76 ulëse deputeti.
E djathta radikale Partia për Liri (PVV) në krye me Geert Wilders me 20 deputet të fituar pozicionohet e dyta.Pjesëmarrja në zgjedhjet në të cilat morën pjesë 28 parti politike me 1.114 kandidatë, ka qenë 82 për qind. “Pas Brexit-it dhe fitores së Trumpit në SHBA, Holanda i tha ‘jo’ populizmit të gabuar. Tani fushata ka përfunduar. Duhet të jemi të bashkuar dhe të formojmë Qeveri stabile”, deklaroi Rutte duke folur për rezultatet e zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).