Aktuale

Zhduket një 13-vjeçare nga Strumica

Policia e Strumicës është vënë në kërkim të një vajze 13-vjeçare që është paraqitur e zhdukur.Zhdukjen e vajzës mbrëmë rreth orës 21 në policinë e Stumicës e ka denoncuar babai i saj A.Z. (30).

Sipas babait, ditën e njëjtë, rreth orës 15:00, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij e mitur.Po ndërmerren masa për gjetjen e 13-vjeçares.