Aktuale

Zhduket një djalë nga Suhareka

Para gjashtë ditës është zhdukur një djalë nga Suhareka. Ndërkaq familja e tij e ka raportuar rastin në polici këtë të hënë

Policia ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit të policisë, viktima është larguar nga shtëpia me datën 2 tetor, ndërkaq babai i tij e ka lajmëruar rastin në polici të hënën e 7 tetorit.

“Suharekë 02.10.2019-15:15. Me datën 07.10.2019 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpress