Kuriozitete

Zhduket një koloni e tërë: Në Antarktik ngordhin 40.000 pinguinë

Rreth 40.000 pinguinë në Antarktik kanë ngordhur nga uria këtë vit, transmeton KosovaPress.

Mungesa e ushqimit në Polin Jugore po ndodh për herë të dytë brenda vetëm katër vjetësh, shkruan Guardian.

Nga e gjithë kolonia e pinguinëve, shkencëtarët francezë kanë gjetur vetëm dy pinguinë të vegjël në fillim të këtij viti.

Një katastrofë e tillë nuk është regjistruar asnjëherë në 50 vitet e fundit.

Për këtë katastrofë javën e ardhshme do të diskutojnë 24 shtetet e BE-së dhe do të shqyrtojnë shpalljen e zonës së mbrojtur rreth Antarktikut.