ShowBiz

“Zhurmë” ka arritur 1 milion klikime për 10 ditë (Foto)

Çdo vit në “Këngën Magjike” garojnë këngë shumë të mira por që njëra prej tyre në ditët e para të paraqitjes bëhet një hit i vërtetë.

E kështu ka ndodhur edhe këtë vit me këngën “Zhurmë” e cila vjen e kënduar nga këngëtarja Filloreta Raçi, shkruan Indeksonline.

Ajo ka arritur për 10 ditë që nga publikimi ti mbledh 1 milion klikime në kanalin “Youtube” dhe për më tepër po shpërndahet shumë në të gjitha rrjetet sociale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në “Insta Story” ku ka falënderuar publikun.

“1 milion për 10 ditë Ju dua pafund!” ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe Fifi ka kohë që jeton dhe vepron në Tiranë prej nga edhe po zhvillon karrierën e saj muzikore./Indeksonline/