Aktuale

Ziadin Sela jep dorëheqje nga posti i kryetarit

Lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH dhe kryetar i Strugës Ziadin Sela njoftoi sot se ka vendosur që ta lëshoje vendin e kryetarit të komunës së Strugës, pasi që në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit fitoi besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet në Kuvendin e Maqedonisë

 

Megjithatë, siç deklaroi për televizionin Alsat-M, Sela nuk e përjashton mundësinë që sërish të kandidohet për kryetar komune në zgjedhjet e rregullta vendore që duhet të mbahen në pranverë.

“Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike ashtu si kryetari i komunës më shumë se dy mandate, dhe kjo për mua është mandati i parë. A do të jam kandidat…Ne kemi një parti politike e cila do të vendos për këtë. Nëse vlerësojmë se duhet që përsëri të jam kryetar komune, kjo gjë do të bëhet”, deklaroi Sela.