Sport

Zidane: Benzema gjithmonë ka qenë vendimtar për Real Madrid

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e Karim Benzema ndaj Eibar.
Në fitoren 2:1 të skuadrës nga kryeqyteti i Spanjës, Benzema realizoi të dy golat për vendasit, duke marrë tri pikë për skuadrën e tij.

Zidane e ka vlerësuar lart këtë paraqitje, duke thënë se francezi ka pasur gjithmonë rrol të rëndësishëm në skuadër.

“Ai gjithmonë ka qenë krucial për skuadrën. Ai po shënon më shumë tani, por gjithmonë ka qenë i rëndëishëm për ne” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur për Karim. Por, secili lojtar reagoi mirë, luajti për krenarinë dhe dukej se kërkonin fitoren” ka shtuar tutje Zizou

“Karim ka pasur sezon të mrekullueshëm dhe po shënon shumë gola. Perceptimi i njerëzve për të po ndryshon” ka shtuar ndër të tjerash trajneri francez.

Përkundër sezonit të kaluar kur regjistroi vetëm pesë gola, Karim Benzema këtë edicion ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve 26 herë, në të gjitha kompeticionet. /Lajmi.net/