Sport

Zidane: Do të jetë një El Clasico ndryshe, Ramos është gati 100%

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur para përballjes me Barcelonën në La Liga.

Të shtunën, nga ora 16:00, El Clasico e parë për këtë edicion do të zhvillohet në “Camp Nou”.

“Ramos? Është kapiteni ynë, lideri ynë, por si gjithmonë nuk do të rrezikojmë. Është rikuperuar dhe është me ne, Është 100%”.

“E dimë se me kë do të përballemi. Është El Clasico më ndryshe, por gjithmonë një ndeshje speciale”.

Ai foli edhe për ecurinë negative, dy humbje me radhë, nga Cadiz në La Liga dhe nga Shaktari në Champions League.

“Ky është futbolli. Ka momente me ulje dhe ngritje dhe këtë duhet ta pranojmë. Të harrojmë atë që ndodhi ditën tjetër. Kohët e fundit kemi hasur në vështirësi. Kjo është e çuditshme për të gjithë. El Clasico është një ndeshje e veçantë për të dalë nga kjo situatë”. /Gazeta Express/

the authorGazetaKNN