Sport

Zidane para ndeshjes ndaj Apoel: Benzema po luan mirë, mund të japë më shumë

Karim Benzema ka shënuar vetëm dy gola për Real Madridin në të gjithë garat këtë sezon, por e di nga ai pritet më shumë, ka thënë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Duke folur para ndeshjes ndaj Apoel në kuadër të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet sonte, Zidane ka thënë: “ai [Benzema] është njeri i parë që e di se mund të japë më shumë, për shkak të çështjes së vetëbesimit, veçanërisht vetëbesimit para portës”, transmeton Express.

Zidane beson se Benzema është duke luajtur mirë përkundër mungesës së golave.

“Sulmuesve mund t’iu nevojiten golat për të fituar vetëbesim, por ai po luan mirë, skuadra po luan mirë”, ka shtuar trajneri francez.

Zidane është kritikuar në raste këtë sezon për shkak se nuk i ka futur në lojë më rregullisht disa prej lojtarëve të rinj. /Express/