Sport

Zizu tregon se çfarë do të ishte nëse jo futbollist

Trajneri i Real Madritit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se çfarë do të kishte bërë nëse ai nuk do të ishte futbollist.

“Unë me siguri do të kisha qenë një shofer” , tha francezi në një intervistë për Bein Sports France.

Trajneri francez tha se Cristiano Ronaldo është jashtëtokësor dhe i bën edhe të tjerët më të mirë.

“Dua të kem më shumë posedim se rivalët, madje edhe ndaj Barcelonës”

Zizu foli gjithashtu për stilin e tij të lojës. “Unë dua që skuadra të luaj mirë dhe të ketë lojtarë të jashtëzakonshëm. E vetmja gjë që na intereson është që të kemi topin, të kemi posedim më shumë se kundërshtari, madje edhe kur luajm ndaj Barcelonës” .

I pyetur për kapitenin Ramos, Zidane e vlerësoi qendërmbrojtësin si ‘udhëheqës’ të Real Madridit, ndërsa për Benzeman tha se ka ‘talent të jashtëzakonshëm’ . /IndeksOnline/