Rajon & Botë

Zjarr i madh në një aeroport të Floridës, shkatërrohen mbi 3500 vetura

Më shumë se 3500 vetura janë djegur ose dëmtuar nga një zjarr shumë i madh që shpërtheu afër një aeroporti në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Veturat ishin të vendosura në një zonë me bar, që shfrytëzohej nga një kompani për vetura me qira në Aeroportin Ndërkombëtar Jugperëndimor të Floridës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit arritën ta vini zjarrin nën kontroll përmes përdorimit të helikopterëve. Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar disa shpërthime gjatë zjarrit.

Zjarri vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse për fikjen e tij po përdoreshin dy helikopterë. Policia tha se këta helikopterë hanë hedhur ujë mbi zjarr mbi 80 herë.

the authorGazetaKNN