Rajon & Botë

Zjarr në një lokal: 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona kanë vdekur në një zjarr që kaploi një lokal karaoke në Vietnam, raportojnë mediat lokale.

Zjarri shpërtheu dje në lokalin tetëkatesh në rrethinën Cau Giay, transmeton Express.

Zjarrfikësve u janë dashur plot katër orë për ta shuar zjarrin. Ndërkohë, dy oficerë të policisë janë lënduar gjatë operacionit.

Një roje u ka thënë gazetarëve se zjarri ka nisur nga një tabelë, dhe se stafi kishte tentuar ta ndalte, por pa sukses.

Më pas, zjarri i ka kapluar edhe tri ndërtesa aty pari, si dhe makinat dhe motoçikletat në rrugë, raporton “VnE Express”.