Aktuale

Zjarr në një ndërtesë në Prizren, shtatë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ukë Bytyqi” tek rrethi i Bazhdarhanes në Prizren, në korridorin e një ndërtese ka shpërthyer zjarri.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas raporteve fillestare thuhet se zjarri ka shpërthyer në një orman të njehsorëve elektrik të cilët janë djegur tërësisht.

“Shtatë banorëve u është ofruar ndihmë mjekësore me oksigjen ndërkaq komandanti i brigadës së zjarrfikësve ka pësuar një gërvishtje”, thuhet në njoftim.

Policia e ka njoftuar prokurorin e shtetit lidhur me këtë, ndërsa akoma nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit.