Sport

Zvicra e fiton betejën e parë kundër Irlandës Veriore

Zvicra e ka mposhtur 1:0 Irlandën Veriore dhe është rrugës së mirë për të siguruar biletën për Kupën e Botës.

Zvicra ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-off”it për Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim 0:1 Irlandën Veriore, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe shumë të rëndësishëm në udhëtim e shënoi mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez, në minutën e 57’të nga pika e bardhë.

Ndeshja kthyese, ku edhe do të mësohet skuadra që siguron biletën për Botëror, zhvillohet të dielën nga ora 18:00. /Gazeta Express/