Sport

Zvicra mposht Letoninë, kryeson bindshëm grupin

Në takimin e zhvilluar sonte në Gjenevë, Zvicra ka mposhtur Letoninë me rezultat 1-0, duke i krijuar komoditet vetës që ta mbajë bindshëm pozitën e liderit të grupit.

Në takimin e vlefshëm për kualifikim në Botërorin 2018, goli i shënuar nga Dermiç (66’), ka mjaftuar që t’ia sigurojë fitoren përfaqësueses zvicerane, ku nga minuta e parë trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ka përfshirë shqiptarët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemailin.

Në Grupin B, ku Zvicra është lider me 15 pikë, takimi tjetër, Andorra – Ishujt Faore, ka përfunduar pa shënim.

Në Grupin A, Suedia e ka mposhtur Bjellorusinë me rezultat 4-0.

Ndërsa në Grupin H, Bosnje e Hercegovina ka tundur pesë herë portën e Gjibeltarit, kurse në takimin Qipro – Estoni, nuk ka pasur shënim, transmeton KosovaPress.